AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 13:50

Ndarja nga jeta e farmacistes si pasojë e Covid 19, mesazhi prekës i kolegëve

Ndarja nga jeta e farmacistes si pasojë e Covid 19, mesazhi prekës i


Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të 45 vjeçares Xhire Çitozi, si pasojë e Covid 19.

45 vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranës, pas disa ditëve që ishte shfaqur në gjendje të rënduar, ndërsa së fundi kishte qenë dhe në intubim.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.

Reagimi: Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti).

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Xhire!