TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Familjarët e 69-vjeçarit Reshat Grembi, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, kanë hapur dyert e mortit.
Nipi i viktimës ka deklaruar për “News 24”, se 69-vjeçarit nuk ishte bërë tamponi, edhe pse po kurohej për Covid-19 tek Infektivi.
“Vdiq nga Covid-19, pa ju bërë tamponi. Asnjë konfirmim nga spitali infektiv si ndodhi.
Nuk kemi fuqi të zbardhim të vërtetën. Pesë ditë xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes.
Ishte me temperaturë 40. Ikin në Fier, i bënë serum. Çojeni në shtëpi na thanë.
Pas skanerit na thonë ka Covid-19. E çojmë në urgjencë në Tiranë. Djali nga gjermania foli në telefon dhe ai i tha se është në gjendje të rëndë.
Ai qëndroi gjashtë orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në orën 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”, tregoi nipi.