AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 10:37

“Nuk iu bë tamponi”, flet vëllai i viktimës te Infektivi: Na tha po më del shpirti

“Nuk iu bë tamponi”, flet vëllai i viktimës te


Reshat Grembi, 69-vjeçari që u hodh nga spitali nuk i ishte bërë tamponi megjithëse u çua në Infektiv.

Kështu ka deklaruar vëllai i viktimës për mediat.

I vëllai rrëfen se nga komunikimi që ka pasur me të bijën 69-vjeçari i ka shprehur se ndodhej në korridor dhe nuk po merrte shërbim.

Po ashtu telefonatën e fundit 69-vjeçari e ka pasur me djalin në Gjermani, të cilit i ka thënë se ndihej shumë keq.

“Nuk iu bë tamponi asnjëherë. Vetëm atje nuk e di çfarë u bë. Në Infektiv bëri 24 orë. E morën në 8.30. i bie që nga ora 8.30 deri në 15:00 nuk ka marrë asnjë shërbim.

Jam këtu i ka thënë të bijës, po jap shpirt nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim. nuk i kanë dhënë shërbim, ka qenë në korridor te Infektivi brenda. Kjo na çudit. Nuk patëm më komunikim.

Vetëm djali nga Gjermania ka bërë një telefonatë. Ndihem keq i ka thënë djalit. Po më del shpirti çfarë po bëhet”, ka thënë i vëllai.

69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri u hodh dje nga kati i tretë i Infektivit, ndërsa ishte shtruar vetëm një ditë më parë në këtë spital.

69-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.