TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 200 gazeta do të nisin këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, kundër shtypit të lirë.
Trump i ka etiketuar së fundmi gazetarët si “armiq të popullit”.
Kjo shprehje mendohet të jetë krijuar nga gazetari komplotist Alex Jones, të cilin tashmë e kanë përzënë shumë media serioze nga stafet e tyre. Ai pretendon se ia ka dhënë këtë shprehje ish kandidatit për president që në vitin 2015, kur e priti atë në një emision radiofonik.
“The Boston Globe” kishte premtuar se do të shkruante një editorial mbi rreziqet e sulmit të administratës mbi shtypin, më 16 gusht, e u kërkoi edhe medieve të tjera të bënin të njëjtën gjë.
Reagimi pozitiv fillestar nga 100 organe mediatike u rrit, duke iu bashkuar nismës 350 gazeta të mëdha kombëtare dhe lokale si Houston Chronicle, Minneapolis Star Tribune, Miami Herald ou le Denver Post, e mes tyre edhe të përditshme të rëndësishme ndërkombëtare, si “The Guardian”.
Editoriali që ato do të botojnë nuk do të jetë i nëjti tekst për t’i lënë sejcilës prej këtyre mediave lirinë e saj të shprehjes.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders refuzoi të thoshte se media nuk është “armiku i popullit”. Në një tubim në Florida, në korrik, CNN lmoi mbështetësit e Trumpit që fyenin dhe shanin gazetarët që mbulonin ngjarjen.