TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tradicionalisht Athina dhe Moska kanë raporte të mira. Por zgjidhja e grindjes për emrin me Maqedoninë ka shkaktuar një krizë. Në qendër të vëmendjes janë interesat ekonomike.
Skandal diplomatik në Mesdhe? Ndikim i agjentëve rusë në politikën e jashtme greke? Ajo që tingëllon si pjesë e fantazisë së James Bond-it është në të vërtetë elementi i fundit i një krize të thellë midis Athinës dhe Moskës. Para pak kohësh u bë e ditur se punonjës të Ambasadës Ruse u përpoqën me para që të nxisin kryetarë bashkish të Greqisë Veriore, biznesmenë dhe murgj me ndikim të madh të enklavës së manastireve Athos që të ngrihen kundër zgjidhjes së grindjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Athina u tregua e revoltuar dhe i dëboi katër diplomatët e prekur.
“Qeveria greke dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, por nuk është e mundur që të pranohen mënyrë sjelljeje, që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk i respektojnë autoritetet greke”, i kritikoi zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos miqtë e dikurshëm nga Rusia. Që atëherë sundon kohë e akullit midis Athinës dhe Moskës. Të gjithë e duan Ballkanin Kështu Presidenti Putin nuk u tregua fare i kënaqur me zgjidhjen zyrtare të grindjes për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Shkaku: që prej një kohe të gjatë Bashkimi Evropian dhe Rusia luftojnë për të pasur supremaci në Ballkan. Pas dakordimit të qershorit, Greqia nuk do ta bllokojë më anëtarësimin në BE dhe në NATO të fqinjit verior. Pas Bullgarisë dhe Rumanisë në këtë mënyrë lidhet edhe Maqedonia me Perëndimin – një disfatë e hidhur për Presidentin rus. Por cilat janë shpresat që lidhen me të vërtetë me shtetet me struktura të dobëta të Balllkanit Perëndimor? Ballkani përfaqëson një urë midis Evropës Perëndimore dhe Azisë dhe prandaj është një itinerar tregtar me rëndësi të madhe. Veçanërisht që kur porti më i madh i Greqisë më në jug, në kuadër të privatizimeve ndodhet tani në duar kineze, rajoni është në fokusin e fuqive ekonomike globale. “Rruga e re e mëndafshtë e Kinës, që do të përfundojë në Portin e Pireut, për ta përshkuar pastaj Ballkanin deri në Evropën Qendrore, i jep një peshë të re Greqisë në rajon”, sqaron gazetari gjermano-grek Efthymis Angeloudis. Grekët nuk e njohin Rusinë