AKTUALITET, 2 Maj 2018, 20:40

Tmerrohet vajza në konvikt: Burri me bark të madh nxori organin gjenital dhe u… (PAMJE TRONDITËSE)

Tmerrohet vajza në konvikt: Burri me bark të madh nxori organin
Qyteti Studenti duket se tashmë e ka humbur shkëlqimin që ka pasur një herë e një kohë, kur në të shkonin studentët më të mirë të të gjitha rretheve dhe strehoheshin gjatë kohës që zhvillonin studimet e tyre në Tiranë.

Tashmë jeta studentore ka ndryshuar së tepërmi, por edhe fenomenet negative që e shoqërojnë atë kanë marrë forma e trajta të veçanta.

Në vendin që duhej të ishte simboli i dijes së një qyteti, tashmë ka më shumë pika bastesh sesa biblioteka e salla studimi, ka më shumë zhveshje, shthurje e lokale, sesa libra në duart e studentëve.

Por nuk mungojnë as perversët, të cilët e kanë shndërruar atë vend e shkurret rreth konvikteve, në “tabelë qitjeje” të shfryrjes së epsheve.

Herë pas here të rejat që qëndrojnë në konvikt, ankohen për ekzistencën rreth tyre të meshkujve në moshë madhore, të cilët masturbohen pranë godinave, duke parë vajzat e reja.

Rreziku në këto raste nuk është i vogël, por deri më tani, zyrtarisht nuk është raportuar ndonjë rast molestimi nga manjakët.

Pamjet e mbërritura sot në redaksinë e JOQ.al tregojnë qartazi se si një burrë në mesomoshë, me barkun tek goja, pa asnjë frikë, zhvesh pantallonat deri në fund të këmbëve, nxjerr organin gjenital dhe vetëkënaqet me “pamje nga deti” (vajzat).

Sipas studentes që ka raportuar rastin, nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, por me shumë mundësi, nuk ka për të qenë as e fundit.

Se si mund të zgjidhet një problem i tillë shqetësues, askush nuk mund të thotë, ama fenomeni i pështirë duhet të largohet një orë e më parë nga këto godina.