SPORT, 18 Shkurt 2020, 12:57

Një shqiptar në formacionin e javës në Holandë, Selahi shkëlqen me Tuenten


Lindon Selahi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë me skuadrën e Tuentes, teksa në këtë javë ia ka dalë të përfshihet edhe në formacionin e javës në Eredivise.

20-vjeçari i cili është grumbulluar edhe nga Shqipëria ka fiksuar vendin e tij në formacionin titullar të holandezëve, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën në mesfushë.

Performanca e kësaj jave nga Selahi përballë AZ Alkmar është vlerësuar me notën 7.5, e në këtë formë ka fituar edhe vendin në 11-tëshen më të mirë.

Tuente mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 përballë vendit të dytë në kampionat, ndërsa këtë sezon ekipi i Selhait është i përfshirë në garën e mbijetesës në elitë.

Megjithatë, edhe falë kontributit të shqiptarit shpreson të qëndrojë në nivele të larta. Mesfushori është bashkuar me klubin holandez në qershor të vitit 2019 nga Standarti i Liezhit ndërsa cilësohet si një lojtar me shumë perspektivë.