SPORT, 17 Shkurt 2020, 12:42

Klop: Lacio sivjet shpallet kampion i Italisë

Klop: Lacio sivjet shpallet kampion i Italisë


Lacio ka arritur të mundë Interin ditën e djeshme, duke përmbysur ekipin zikaltër dhe i zbritur në vendin e dytë të renditjes.

Kështu, ata konfirmojnë veten si kandidat i madh për të fituar Serie A. Objektivi primar i kryeqytetasve është kualifikimi na Champions, por tani ata e kanë tejkaluar veten e tyre dhe janë një pikë larg Juventusit të vendit të parë.

Kështu mendon edhe Jurgen Klop, që me Liverpulin e tij i ka mbyllur llogaritë e Premier Ligës dhe ka luksin të mendojë edhe për fituesit e kampionateve të tjerë.

Strategu gjerman edhe pse disa ditë më parë qe shprehur se Juventusi është skuadra më e kompletuar që i kanë parë sytë, mendon se Lacio do të fitojë këtë edicion të Serie A.

“Këtë vit unë bëj tifo për Lacion. Atje luan një ish-lojtar i Liverpulit, Lukas Leiva e gjithashtu Çiro Imobile, që unë e kam trajnuar te Borusia Dortmund. Më vjen keq për Sarrin dhe Antonio Konten, por mendoj se Lacio do bëjë surprizën e madhe këtë sezon. Ata janë në një formë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Jurgen Klop.