TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi ndalet në transfertë ndaj Bylisit. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Goli që hapi sfidën ishte ai i minutës së 29 teksa Emiliano Musta nuk i dha shumë shanse portierit Isli Hidi me një diagonale të fuqishme. Ndërkaq, disa minuta më parë, vendasit ishin të pafat teksa një goditje e Guindo nga jashtë zone u ndal vetëm nga tranversa.
Por, ballshiotët nuk e patën shansin me vete edhe në përfundim të pjesë së parë, pasi goditja e lirë nga Mozone u stampua po në tranversë me Xhikën të mposhtur. Topin e kthyer nga traversa nuk mundi ta shfrytëzonte as Guindo që gaboi nga fare pranë pa pasur shënjestrën e duhur. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Bylisi sërish ishte këmbëngulës në zonën e Kukësit por disa herë për mungesë saktësie dhe disa herë për meritë të portierit Xhika nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.
Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund të 90 minutave dhe përtej madje pasi golin e gjetën në minutën e 95 falë një goli nga sulmuesi i ardhur në këtë merkato të janarit, Mozone. Pas këtij rezultati, Kukësi mban kreun me një pikë më shumë se Tirana, megjithatë nuk arrin të shfrytëzojë ndalesën e bardhebluve ditën e djeshme. Sakaq, Bylisi vazhdon të mos gjejë fitoren e parë për këtë vit, por duket ky rezultat për mënyrën si erdhi i ngjan një fitoreje. Ballshiotët mbajnë vendin e katërt në klasifikim me 37 pikë.
FT| BYLIS – KUKËSI 1-1
Mocone 90+4′ / Musta 30′