SPORT, 16 Shkurt 2020, 11:13

Prapaskena/ Barcelona ka dërguar dy oferta të majme drejt Mbape, lojtari ka dhënë përgjigjen “pikante”

Prapaskena/ Barcelona ka dërguar dy oferta të majme drejt Mbape,


Barcelona po kërkon prej kohësh të sjellë një lojtar të aftë për të zëvendësuar Leo Mesin, që po i drejtohet fundit të karrierës. Dikush, që do e bënte ndihej më pak mungesa e argjentinasit është Kilian Mbape. Francezi në çdo ndeshje tregon aftësitë e një lojtari të gatshëm për të sunduar këtë dekadë, që sapo ka nisur.

Kështu, Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka tentuar të sjellë 20-vjeçarin në “Camp Nou”. Mbape nuk pritet të rinovojë me Parisin, por do të provojë të hedhë një hap më të madh në karrierë, duke u transferuar në një klub më me shumë histori. Një mundësi të tillë ia jep Barcelona, por Mbape i ka idetë e qarta dhe nuk ka në plan të transferohet në Katalonjë, por në Madrid.

Këtë e zbulon një nga gazetarët më me eksperiencë në arenën europiane, Eduardo Inda. Ai zbulon se Barcelona ka kontaktuar dy herë me babain e të riut, por ka marrë refuzime të menjëhershme. “Barcelona ka kontaktuar dy herë Uilfred Mbape, babain e Kilian për të provuar të bindë yllin e Francës të luajë për ta. Përgjigja e Uilfred ka qenë e qartë. Ai i ka thënë përfaqësuesve të Barçës se djali i tij do e lërë Parisin vetëm për Real Madridin”, u shpreh Inda.