AKTUALITET, 24 Mars 2020, 14:04

VIDEO/ Një tjetër rast i dyshuar me koronavirus mbërrin me urgjencë te Infektivi

VIDEO/ Një tjetër rast i dyshuar me koronavirus mbërrin me


Një tjetër autoambulancë ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Infektivit në Tiranë. Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj ka mundur të sigurojë video.

Ambulanca ka transportuar një tjetër të dyshuar me COVID 19. Ajo është ndalur në hyrje të spitalit, ndërsa stafi ka zbritur pacientin e dyshuar.

Deri më tani janë 123 të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa gazetari Skëndaj raportoi më herët se një nga problemet që mund të ketë Infektivi është tejmbushja, pasi edhe rastet sa vijnë e shtohen.