AKTUALITET, 24 Mars 2020, 13:32

VIDEO/ Njëri u fsheh në tualet, tjetri pas perdes: Si i kapi policia pronarët e një kafeje që shkelën urdhrin

VIDEO/ Njëri u fsheh në tualet, tjetri pas perdes: Si i kapi policia


Policia është duke kryer kontrolle të rrepta ndaj bizneseve që qëndrojnë hapur duke thyer urdhrin.

Një ndër bizneset që qëndrojnë hapur janë edhe kafet, një pjesë e të cilave mbajnë qepenat mbyllur, ndërsa ofrojnë shërbimin njëlloj si më parë.

Një rast i tillë është kapur sëfundmi nga policia.

Gjatë kontrolleve rutinë, patrulla ka konstatuar se në një kafe është duke u shërbyer duke shkuar menjëherë atje.

Gjatë kontrollit, policët kanë konstatuar se njëri nga pronarët ishte fshehur poshtë banaku, ndërsa tjetri në tualet.

Për më tepër, ndiqni pamjet: