TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Java” në Radio Televizionin Shqiptar.
Vagjeli ka thënë se një zyrtar i lartë amerikan ndodhet në Tiranë dhe se ai është duke hetuar persona me pushtet.
“Një zyrtar i lartë amerikan ka ardhur tre herë në Shqipëri. Dy herë më parë dhe herën e tretë ka qenë këto 10 ditët e fundit. Është një zyrtar i lartë i FBI-së, ia disponojmë emrin po nuk mund ta themi”, – ka deklaruar ai.
Më tej analisti ka treguar se vizita e tij ka ngjallur frikë dhe se ata që po heton nuk janë njerëz të zakonshëm, por njerëz me pushtet.
“Vizita e tij ka ngjallur frikë. Ata që po heton ai nuk janë njerëz të zakonshëm, por njerëz me pushtet”, – ka treguar Analisti Lorenc Vangjeli.