AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 13:00

"Një orë bisedë me Macron” Berisha: Kam shtatë pyetje për Ramën

"Një orë bisedë me Macron” Berisha: Kam shtatë


Si rrallë herë, ish kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me disa pyetje kryeministrit Rama, lidhur me bisedën që ky i fundit zhvilloi me Presidentin e Francës, Macron.

Ndërsa citon deklaratën e kryesocialistit në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Berisha shkruan se nuk do të komentojë lidhur me të por ka disa pyetje, të cilat i konsideron me rëndësi për publikun.

Postimi:

“Dy pyetje per Edvin Mafine lidhur me biseden e tij me presidentin Makron

1-Pse presidenti anulloi viziten ne Shqiperi te njoftuar me pompe te madhe nga vet Rama ne tetor te vitit te kaluar?

2-Pse nuk te priti ne ne Beograd siç kerkove ti mikut tend te ngushte Vuçiç?

3-Pse anulloi viziten dhe nuk erdhi ne Shqiperi siç ishte njoftuar ministri i jashtem i Frances?

4-A i kerkove te falur presidentit Makron per ate qe u the deputeteve austriak ne prani te deputetit socilalist F.Von V. se ai eshte nje idiot?

5-A u skuqe kur fole me te duke qene kryetar i narkoshtetit te pare ne Europe dhe i rikthimit te monizmit pas 30 vjetesh pluralizem?

6-Si u justifikove per mos plotesimin e asnjerit prej kushteve te vendosura nga keshilli i ministrave te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine?

7-A kerkove qe Franca qe ka bllokuar vizat Kosoves pershkak te Shqiperise ti çbllokoje ato?”