TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur mbeten gati dhjetë muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike kanë nisur testimin e emrave që ato do të përzgjedhin për të kandiduar në të 61 bashkitë që ka vendi.
Megjithëse ligji për vetqeverisjen vendore ka përcaktuar si kufi maksimal 3 mandate për të zgjedhurit vendor, ky kufizim do të fillojë të jap efektet e tija vetëm në vitin 2027. Kjo pasi ky përcaktim ligjor nuk ka efekte prapavepruese, ndaj dhe të gjithë kryetarët e bashkive që janë në detyrë prej shumë vitesh nuk rrezikojnë as në këto zgjedhje.
Çdo gjë tashmë mbetet në dorën dhe vullnetin e vet partive politike nëse do ti rizgjedhin ose jo.
Natyrisht që listën e kryetarëve të bashkive që kanë aktualisht më shumë mandate e kryesor, Gëzim Topçiu, i cili ka një “jetë”, kryetar i Bashkisë së Maliqit. Ai është i vetmi kryetar bashkie që ka 5 mandate dhe drejton bashkinë e vogël juglindore si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ai ka lindur më 3 Janar 1967 dhe është i martuar me Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo. Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986-1990 dhe më pas ka punuar si specialist bujqësie në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas,Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995. Ka patur biznes privat në periudhën 1995-2000 dhe nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.