AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 20:01

Panik në Gjirokastër, akuza për zjarrvënie të qëllimshme

Panik në Gjirokastër, akuza për zjarrvënie të

Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në Gjirokastër, në vendin e quajtur Komar, mes Zhulatit dhe Kolonjës.

Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej dy dynym me bar e shkurre, si dhe ka prekur pyllin e prrallit.

Por, forcat zjarrfikëse kanë arritur të ndërhyjnë në kohë, duke shmangur përfshirjen e pyllit nga flakët.

Ndërkohë, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga zjarrvënësin, që është një i moshuar, i cili pritet të përballet me akuzat për zjarrvënie të qëllimshme.