TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarrfikës vdiq dhe 19 persona u zhdukën në Francë dhe Itali pasi një stuhi goditi rajonet kufitare të dy vendeve, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që fundosën rrugët dhe dëmtuan shtëpitë, thanë autoritetet të shtunën.
Stuhia, e quajtur Aleks, shkatërroi disa fshatra përreth qytetit të Nicës në Rivierën Franceze. Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi e quajti atë katastrofën më të madhe të përmbytjes në zonë për më shumë se një shekull pasi fluturoi me helicopter mbi zonën e goditur më keq.
"Rrugët dhe rreth 100 shtëpi u rrëmbyen nga uji ose shkatërruan pjesërisht," i tha ai kanalit francez të lajmeve BFM
Të paktën tetë persona u zhdukën në Francë, thanë autoritetet. Aty përfshihen dy zjarrfikës, automjeti i të cilëve u mor nga një lumë i fryer, sipas dëshmitarëve lokalë të cituar nga disa media franceze.
https://twitter.com/i/status/1312068618113474560
https://twitter.com/i/status/1312055441950748673