TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka lëshuar një falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.
Zyra presidenciale në Korenë e Jugut u shpreh se Kim i tha homologut të tij Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, raporton BBC.
Më pas ai u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u dogj, sipas zyrtarëve të Seulit.
Kufiri midis Koreve patrullohet fort nga forcat policore dhe Veriu mendohet se ndjek politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar koronavirusin të hyjë në vend.
Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.