BOTA, 3 Tetor 2020, 09:13

E treta në botë, mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Indi

E treta në botë, mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi


Numri i të vdekurve në Indi nga koronavirusi shkoi mbi 100,000 të shtunën, duke u bërë vendi i tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, sa i takon shifrës së fataliteve.

Vdekjet totale u rritën në 100,842, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i infeksioneve u rrit në 6.47 milion pas një rritje ditore në raste të 79,476. India tani ka shkallën më të lartë të rritjes ditore të infeksioneve në botë.

Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi, e përballur me një ekonomi në kolaps pasi vendosi një bllokim të ashpër në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit në fund të Marsit, po vendos hapjen të plotë të vendit.