TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia e COVID-19 kërcënon ta kthejë pas me një dekadë progresin në shëndetin e grave dhe fëmijëve, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, raporton HeraldMail.
“Kriza e koronavirusit po përkeqëson pabarazitë. Gratë dhe fëmijët janë më të prekur nga ndërprerja e shërbimeve shëndetësore”, deklaroi OKB.
“Nëse nuk marrin masat e duhura, 48 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të vdesin midis viteve 2020 dhe 2030”, teksohet në raport.
Vitin e kaluar, 5,2 milionë fëmijë vdiqën për shkaqe të ndryshme, para se të mbushnin moshën 5 vjeç, dhe 82 % e viktimave ishin në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë Jugore.