BOTA, 26 Shtator 2020, 13:33

Michelle dhe Barack Obama janë më të admiruarit në botë

Michelle dhe Barack Obama janë më të admiruarit në botë


Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research Institute”.

Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.

Ndërkohë themeluesi i Microsoft, Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, pasi zuri vendin e parë vitin e kaluar, ndërsa udhëheqësi i partisë komuniste në Kinë, Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar.

Sipas rezultateve të sondazhit, gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, me aktoren Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë.