TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
ISIS ka përdorur një gomar të lidhur me eksploziv për t’i zënë pritë një karvani të guvernatorit nigerian.
Kafsha u bë copë-copë kur rojet qëlluan bombat e vendosura mbi të, para se të arrinte Guvernatori Babagana Zulum, i cili u kthye në kryeqytetin e shtetit Borno, Maiduguri.
Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët u shfaqën nga mbulesa dhe hapën zjarr mbi autokolonë.
Për fat të mirë askush në kolonë nuk u plagos në përpjekjen për jetën e guvernatorit, i dyti në po kaq ditë në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta.
Zulum po kthehej nga qyteti Baga, 120 milje nga kryeqyteti, ku po shoqëronte qindra banorë, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre në 2014 për shkak të sulmeve xhihadiste.
Të premten, kur guvernatori ishte në rrugën për në qytet, një pritë e egër u hodh në karvanin e tij që la 30 të vdekur.