AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 14:58

Arrestimi i djalit dhunues të deputetit PS, Rama akuzon opozitën: Jashtënxjerrje politike!

Arrestimi i djalit dhunues të deputetit PS, Rama akuzon opozitën:
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për arrestimin e  djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Maloku. Rama i është përgjigjur akuzave të PD që e konsideroi arrestimin e Rexhep Rrajës si fasade dhe truk për të mbyllur skandalin. Sipas kryeministrit, vajza po kthehet në mish për topat e dëshpërimit opozitar. Statusi i Ramës në Twitter: “Arrestim fasadë”! Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimitMjerë kush i beson këta të paudhë.