AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 15:56

Ku po manipulon Edi Rama me dhimbjen për Xhisielën?

Edi Rama ka dy ditë që është shndërruar në liderin e të gjithë atyre që që po mundihen të mbrojnë privacinë e Xhisiela Malokut, pasi emri dhe historia e saj u bënë publike. Ata po e përdorin si « mish për top », si « tra për të shembur derën », janë disa nga shprehjet që ka përdorur kryeministri.

Me këtë taktikë, ai po i prin taborëve të gjithë gazetarëve, antarëve të OJQ-ve që kanë nisur një fushatë të vërtetë kundër shpëedoruesve të rastit të Xhisielës.

Nuk janë të pakta shkrimet dhe rreagimet e fundit që e shikojnë këtë si një përdorim politik, si një pandjeshmëri të dhimbjes njerzore për të fituar kapital etj.

Sepse për hir të vërtetës edhe deklaratat politike të opozitës kanë qenë në disa raste ekstreme. Shpesh deputetë të saj i mbaronin qëndrimet mbi këtë ngjarje me thirrjet “Rama duhet përmbysur” gjë që ishte e pa vend dhe e nxituar.

Por pavarësisht kësaj, ironia qëndron se ata që e donin Xhisielën të masakruar tani po shqetësohen se atë e paskan përgojuar.

Ata që e lanë të endej me muaj të tërë komisariateve, që e braktisën në dorë të dhunuesve, që edhe pasi Berisha denoncoi rastin, thurrën alibi për të treguar se doktori është çmendur, tani qajnë hallin e imazhit dhe stresit të saj.

Natyrisht, për asnjë vajzë që ka kaluar kalvarin e dhunimit dhe përdhunimit si kjo 25 vjeçare, nuk është e lehtë të përballet në çdo media dhe në çdo gazetë me faktet më rënqethëse të jetës së saj. Por pyetja shtrohet ndryshe : Po të mos kishin dalë ato në publik, po të mos ishte njohur gjithë Shqipëria me rrëmbimet, goditjet në kokë me qytën e pistoletës, djegjet me cigare dhe seksni pa dëshirë, ajo vërtet nuk do të përgojohej, por do të qe më keq, do të vazhdonte të përdhunohej.

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Dhe ky është në fakt paradoksi i kësaj historie që Rama bën sikur nuk e kupton : pa sakrifikuar privacinë, Xhisiela nuk mund të fitonte qetësinë. Fatkeqësisht u desh që dhimbja e saj të bëhej publike, në mënyrë që persekutori i saj të përfundonte në pranga.

Dhe tani të gjithë atë që nuk çanë kryet kur ajo keqtrajtohet po bëhen flamurtarë të moscënimit të imazhit të saj. Disa e bëjnë vërtet nga dhimbja, por Rama e bën vetëm për manipulim. /Lapsi.al