AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 10:29

Nis në Kushtetuese seanca për ligjin e teatrit, presidenca: Nuk janë administruar të gjitha provat që kërkuam

Nis në Kushtetuese seanca për ligjin e teatrit, presidenca: Nuk

Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për ligjin e teatrit.

Mësohet se gjykata pretendon se i është dhënë kohë qeverisë për të sjellë dokumentet e kërkuara, por ato nuk janë sjellë në kohën e përcaktuar.

Ndërsa, edhe presidencës i janë përcjellë jashtë afatit. Gjykata u ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve.

Kurse, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.