AKTUALITET, 15 Qershor 2021, 10:12

Koronavirusi, Greqia do të nisë nesër vaksinimin e të rinjve të grupmoshës 18-24 vjeç

Koronavirusi, Greqia do të nisë nesër vaksinimin e të rinjve

Ditën e nesërme Greqia do të nisë vaksinimin e të rinjve.

Pra, mund të vaksinohen të gjithë personat nga 18 deri në 24-vjeç, ndërsa opsionet janë Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Megjithatë, ende mbetet për t’u vendosur se çfarë do të bëhet me rekomandimin e shkencëtarëve të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, sipas të cilëve AstraZeneca nuk duhet t’u bëhet personave që janë nën 60-vjeç.

Tashmë, zyrtarët janë të shqetësuar se këto rekomandime mund të lëkundë më tej besimin e qytetarëve në këtë vaksinë.

Për personat që kishin radhën për t’u injektuar me dozën e parë të AstraZeneca-s, është krijuar mundësi që të zgjedhin një vaksinë tjetër.

Fushata “Liria” prej rreth 7 milion vaksinimesh – mbi 40.5% me një dozë të vetme dhe më shumë se 27% për vaksinat e integruara, po rrit me shpejtësi numrin e të imunizuarve që sipas ekspertëve mund të arrijë deri në 60 për qind deri në fund të verës.