TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
RENEA bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë duke ushtruar kontrolle në disa qytete si Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë dhe Durrës.
Synimi i aksioneve është kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike.
Gjithashtu në “lupën” e Policisë janë disa persona që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.
Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona për tu marrë në pyetje, kryesisht shtetas me precedent kriminalë.
“Panorama” mëson se vetëm në qytetin e Elbasanit janë kontrolluar rreth 25 subjekte private.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me aksionet. Një seri ekzekutimesh me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës dhe Elbasanit, kur më të shumtat e rasteve lidhen me prishjen e pazareve të drogës.