AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 22:52

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer, Rama tregon sa doza kanë mbërritur deri tani

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer, Rama tregon sa doza


Në aeroportin e Rinasit të hënën në darkë kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 967 mijë vaksina në total.

Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.