AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 22:38

Ngjarje tragjike në Kosovë. Polici vret veten me armën e shërbimit

Ngjarje tragjike në Kosovë. Polici vret veten me armën e

Një zyrtar policor ka kryer vetëvrasje në orët e hershme të mbrëmjes në veri të Mitrovicës. Polici i vetëvrarë është i etnisë serbe dhe aktin e ka kryer me armën e tij të punës.

Sipas disa burimeve të KosovaPress, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeç, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.