AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 22:27

Fatura për tërmetin, inxhinieri Meçe kundër qeverisë: Shifra të fryra dhe të paarsyetueshme

Fatura për tërmetin, inxhinieri Meçe kundër qeverisë:

Inxhinieri Arben Meçe ka komentuar sot faturën e qeverisë për dëmet nga tërmeti që u bë publike për të gjithë qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Meçe kritikoi raportin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit duke e quajtuar të paarsyeshëm dhe me probleme

Arben Meçe bëri apel ekspertëve të huaj apo vendas që hartuan raportin që të dalin para opinionit publik dhe të sqarojnë se si dolën në këto shifra ekzakte.

Sot qeveria doli me faturën e vet. Kishte një gjë pozitive që ka faktorë ndërkombëtarë që janë përgjegjës. Fatura ka shumë elementë për të debatuar dhe prisja që opozita të mbante një qëndrim për të. Por është e papërgatitur.

Flitet për 60 specialistë të huaj dhe vendas. Është mirë të ekspozohet. Nuk është e nevojshme që të bëjnë një raport 100 faqe. Dy veta e implementonin atë program që është i standarteve europiane, dhe dy struktura që janë përgjegjëse.

Duhet të dija se kush janë ekspertët shqiptarë. Nuk shoh asnjë ekspert shqiptar. Ndërkohë përgjegjës është një nga institucionet më seriozë dhe organizim të përkryer dhe e falënderoj Çuçin për këtë gjë pasi ka bërë një performancë të shkëlqyer. 985 milion euro, jemi në një prognozë në këtë rast dhe nuk mund të flasësh me 1 euro, 2 euro, 6 euro.

Unë këtu bëj një pikëpyetje të madhe pasi shoh disa elementë që më çojnë tek 6 euro. Nga 985 milion euro në 6 euro. Kjo metodikë është e pamundur të nxjerrë 6 euro, mund të nxjerrë deri e shumta 10 mijë euro. Kur shoh 6 euro them që diçka ka problem. Është një shifër e paarsyeshme. Dua të di ku ka dalë këtë 6 euro, në parashikim. Në parashikim nuk ndodh një gjë e këtillë”, u shpreh Meçe.

Qeveria ka bërë publike shifrën e dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në konferecë ministri fuqiplotë Bledi Çuçi deklaroi se dëmi i tërmetit tragjik është 985.74906 euro. Pritet që më 17 shkurt në Bruksel të zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, për mbledhjen e fondeve.