TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri, ditën e sotme në orë 11:00 do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Arsimit për ngacmimet seksuale dhe dhunën fizike në shkolla.
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve CRCA/ECPAT në reagimin e saj thekson se rasti më i fundit i dhunës seksuale në Fier dhe dhuna në çerdhen e Tepelenës, tregojnë që nxënësit janë në një mjedis të pasigurt.
Në njoftim theksohet se ministrja Besa Shahini ose të japë llogari për rastet ose të dorëhiqet.
Kërkesat e CRCA:
• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijëve;
• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!
•Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend.
• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;
• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët. Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod të bashkangjitur me kontratën e punës së tyre.
Disa ditë më parë në emisionin ‘STOP’ mësuesi i muzikës, në shkollën e mesme “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego, shihet teksa ngacmon nxënësen e tij.
Pas publikimit të pamjeve Bego është shoqëruar në Polici. Blutë e Fierit bënë me dije se dyshohet se 63-vjeçari ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.
Një tjetër rast dhune fizike u denoncua në një çerdhe në Tepelenë, ku edukatorja dhunonte një fëmijë.