TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Hashim Thaçi është shtruar në spital këtë mëngjes pasi ka gurë në veshka dhe ka shfaqur shqetësime. Ai shkoi për një kontroll këtë mëngjes në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas u shtrua në Klinikën e Urologjisë.
Nga ana tjetër Presidenca e Kosovës informon se më vonë do të bëhet një deklaratë lidhur me shëndetin e Hashim Thaçit. Deri tani dihet se problemet kanë ardhur për shkak të komplikacioneve të shëndetit të Presidentit.
Dje Presidenti i vendit kaloi të dielën me një shëtitje në Bjeshkë teksa sot kishte për të takuar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me situatën që po kalon Kosova me COVID-19.