TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço pretendon se i është përgatitur një atentat. Përmes një statusi në faqen zyrtare të Bashkisë së Finiqit, Kiço ka publikuar edhe fotot e mjetit të tij, të cilit pretendon se i kanë prerë frenat, pasi kanëdashur ta vrasin.
Kryebashkiaku denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit dhe se kjo gjë është konstatuar nga vetë Kiço, me katër ditë vonesë.
Në statusin në fjalë, Kiço pretendon se makina i është hapur pa e dëmtuar dhe është bërë manovrimi.
Nga ana e policisë, nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që paraprakisht dyshojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme kriminale.