TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manuel Neuer nuk do të jetë plan B i Bayern-it dhe duket se ka vendosur të largohet nga Bundesliga. Kapiteni i ekipit gjerman nuk e ka pritur mirë akordin e bavarezëve me të riun Alexander Nubel.
Portieri 23-vjeçar i Schalke 04 do të transferohet në Mynih në qershor dhe Bayern i ka kërkuar veteranit Neuer që për 15 ndeshje në sezon të hapë krahun. Kjo e ka acaruar kapitenin e Gjermanisë dhe bavarezëve, aq sa e ka nxitur për nisjen e një aventure të re.
“France Football” raporton se 33-vjeçari mund të transferohet në Serie A. Juventusi është gati t’i plotësojë çdo dëshirë ish-kampionit të botës dhe do të bënte kështu një afrim të bujshëm.