TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy gazetaret iraniane japin dorëheqjen pas tragjedisë ajrore në Iran ku mbetën të vrarë 176 persona. Gelare Jabbari dhe Saba Rad kanë lajmëruar dorëheqjet e tyre përkatëse, me anë të statuseve në rrjetet sociale.
“Më falni, kam gënjyer për 13 vite,”- shkruan Jabbari në Instagram. Ndërsa Rad vijon me statusin e saj: Nuk do të kthehem kurrë më në televizion!
Jababri, për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të Ajatollahut Khomenei. Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe gazetarja njoftoi braktisjen e gazetarisë.
Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend. Ata e akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për rrëzimin e avionit që la pas 176 viktima. Shumica e viktimave ishin nga Irani dhe Kanada. Irani ka pranuar se e shkaktoi aksidentin e aeroplanit PS752 të Ukrainian International Airlines, i cili u godit nga një raketë me rreze të shkurtër jo shumë kohë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit.