TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para nisjes së takimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit, Ibrahim Rugova.
Hoti në rrjetet sociale ka publikuar fotografinë e ish-presidentit Rugova, që ishte bërë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara Shtëpisë së Bardhë.
Ky është mesazhi i kryeministrit para nisjes së takimit të tij në Washington me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa më herët Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.
“Ne për këtë takim kemi rënë dakord që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.