AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 12:18

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Meta ftesë Kryemadhit, nesër pritet takimi i krerëve të politikës


Pas kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar me letër zyrtare edhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhit.

Ashtu si Ramës e Bashës, Meta i kërkon edhe Kryemadhit konsultime me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kreu i Shtetit ja ka drejtuar letrën kryetares së LSI, që është njëherësh edhe bashkëshortja e tij, më datë 1 shtator, ku i kërkon takim të përbashkët me krerët e partive të tjera, ditën e nesërme.