TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ministra dhe një zv.ministër janë futur në karantinë në Greqi pas takimit me një investitor izraelit.
Mediat greke njoftojnë se koronavirusi ka hyrë në qeverinë greke duke bërë që të karantinohen tre ministra.
Bëhet fjalë për ministrin e Zhvillimit Adonis Georgiadis; zëvendësi i tij Nikos Papathanasis, si edhe ministri i Transportit detar, Giannis Plakiotakis.
Fill pasi u njoftuan, Adonis Georgiadis dhe zëvendësi i tij Nikos Papathanasis anuluan vizitën e planifikuar sot në Selanik.
Greqia po shënon një numër në rritje të të prekurve nga koronavirusi.
Mësohet se gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 233 raste të reja me koronavirus si edhe dy humbje jete duke bërë që qeveria të marrë masa të forta sigurie, sidomos nëpër ishuj.