TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA, Donald Trump u ka thënë qytetarëve në shtetin e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit, pavarësisht se kjo është e paligjshme.
Trump sugjeroi që votuesit të votojnë një herë personalisht dhe një herë të dytë me postë, në mënyrë që të testojnë sistemin.
Presidenti shpesh ka hedhur pretendime për efikasitetin e votave postare.
“Le t’i dërgojnë brenda dhe le të shkojnë të votojnë,” i tha ai të mërkurën transmetuesit WECT-TV të Karolinës së Veriut.
“Dhe nëse sistemi është aq i mirë sa thonë ata, atëherë padyshim që nuk do të jenë në gjendje të votojnë (personalisht)”, shtoi presidenti.
Të votosh më shumë se një herë konsiderohet krim elektoral. Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut Josh Stein shkroi në Twitter: “Sigurohuni që të votoni, por nuk mund votoni dy herë! Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të sigurohem që vullneti i njerëzve të mbrohet në nëntor”.
Demokratët gjithashtu kanë akuzuar Presidentin Trump dhe partinë Republikane për përpjekjen për të shtypur votën në mënyrë që të ndihmojnë palën e tyre në zgjedhje.