AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 13:39

Protestuesit godasin me shishe dhe gurë policinë në Bullgari, lëndohen 45 persona

Protestuesit godasin me shishe dhe gurë policinë në Bullgari,


Protesta kundër qeverisë në Bullgari kanë agravuar në dhunë dhe përplasje me policinë mbrëmjen e djeshme.

Autoritetet arrestuan mbi 60 protestues të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin bullgar, Sofje, njoftoi policia të enjten në mëngjes.

Shërbimet e urgjencës thanë se disa oficerë policie ishin plagosur pasi protestuesit hodhën shishe, gurë dhe fishekzjarre, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë që rrethonte ndërtesën e parlamentit.

Organizatorët kishin planifikuar një tubim paqësor, të quajtur “Kryengritja e Madhe Kombëtare”, por dhūna shpërtheu dhe protestuesit hodhën objekte drejt policisë.

Rreth 45 persona, përfshirë oficerë policie, po trajtohen në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë për agjencinë e lajmeve Reuters.