TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandeli Majko është përzënë nga Kuvendi nga kryeministri Edi Rama, pasi dyshohet se mund të votonte kundër projektligjit për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Mësohet se deputetët kanë dëgjuar të bërtiturën e Ramës ndaj Majkos, duke i thënë: ‘Mos më bë numra mua, nëse do të votosh kundër, ik në shtëpi’.
Bëhet me dije se ai i nervozuar është çuar dhe ka ikur, duke braktisur seancën plenare.
Në vitin 2002, ishte Pandeli Majko ai që refuzoi asokohe Kryetarin e Bashkisë Edi Rama për të prishur Teatrin Kombëtar. Duket se qëndrimi i z. Majko është i pandryshuar sot e kësaj dite. /Tpz.al/