AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 22:02

"O tempora o mores", fjalët filozofike të Cicëronit përdoren nga Shalsi

"O tempora o mores", fjalët filozofike të Cicëronit

Në parlamentin e Shqipërisë, vijon debati i fortë për projektligjin e Teatrit Kombëtar. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho mbajti një fjalim me tone të ashpra kundër qeverisë.

Por në mbrojtje të qeverisë për shembjen e Teatrin Kombëtar, doli deputeti socialist Eduard Shalsi. Ky i fundit nisi të përdorë fjalët filozofike të Cicëronit, "o tempora o mores". Pas kësaj fjale filozofike, në parlament krisën të qeshurat ndaj deputetit socialist.

Shalsi i cili mbahet mend në të kaluarën për tentativën rikthimit të ligjit për importin e mbetjeve, sot u shfaq si dashamirësi më i madh i artit. Deputeti socialist tha se Edi Rama ka patur projekte gjeniale për Sheshin Skënderbej, për Pazarin e Ri por edhe për Teatrin Kombëtar.

"Tregoni një monument që keni restauruar ose ndërtuar, ku ishit 8 vjet. Nuk ia bënit këtë pyetje vehtes" - iu drejtua Shalsi, deputetëve të opozitës.

"Na detyroni edhe të bëjmë opozitë." - vijoi edhe më tej Shalsi./TPZ.AL/