AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 10:59

VIDEO/ Vasili: Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën, të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe familjes

VIDEO/ Vasili: Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë


Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një video në rrjetet sociale me të cilën tregon se si sipas tij Edi Rama dhe kreu i KED Ardian Dvorani kanë shkelur Kushtetutën me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Vasilit, Gjykata Kushtetuese po rrëmbehet nga Rama dhe Dvorani ndërsa thekson se mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën.

Reagimi i plotë:

Mafia e kapjes se drejtesise doli hapur!(VIDEO).

Ata qe po dhunojne Kushtetuten per te rrembyer Gjykaten Kushtetuese kane emra jane Edi Rama dhe Dvoran-partia.

Nga Arta prokuroria tek Arta kushtetusja.

Gra te ndryshme rrembimi i drejtesise i njejti.

Mafia ne pushtet kerkon te rrembeje Republiken.

Te gjithe ne kembe ne mbrojtje te Kushtetutes dhe familjes.

(Video e publikuar nga Petrit Vasili)