TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve në Sarandë se, nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë te biznesi i vogël për të kërkuar fatura, kuponë dhe gjoba.
Në fjalën e tij, gjatë turit të takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se “Kuponin e japin me dorë. Është kështu apo jo? Është e qartë se kjo është një vegël e pushtetit për t’ju mbajtur ju nën presion dhe për t’ju vjel e për t’ju mjelë”.
“Kasa dhe kuponi janë preteksti. Keni Korfuzin përballë ka një situatë të tillë me biznesin e vogël, që shumica janë biznese familjare?!
Absolutisht jo!
Kuponin e japin me dorë. Është kështu apo jo? Është e qartë se kjo është një vegël e pushtetit për t’ju mbajtur ju nën presion dhe për t’ju vjel e për t’ju mjelë.
Prandaj kasa fiskale, e them edhe një here e kemi vendosur ne kasën fiskale, e kemi vendosur ne edhe detyrimin për kolaudim, por këta e kanë marrë dhe e kanë kthyer nga një instrument të transparencës financiare në një instrument të vjedhjes.
Prandaj hapi i parë do të jetë kasa fiskale, detyrimi për të transmetuar të dhënat në Ministrinë e Financave do të zhbëhet dhe detyrimi për të kolauduar kasën në mënyrë vjetore me shuma që do të arrijnë më shtrenjtë se kolaudimi i automjetit do të anulohet.
Nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë tek biznesi i vogël për kërkuar faturat, kuponat dhe mbi bazën e tyre për t’ju gjobitur dhe për t’ju terrorizuar”, deklaroi Basha.