AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 10:39

Gjyqi me Ramën, flet Ylli Rakipi: Edi Rama kërkon të na ndalojë të themi mendimin që kemi për të!

Gjyqi me Ramën, flet Ylli Rakipi: Edi Rama kërkon të na

Gazetari Ylli Rakipi, ka folur para pak seancës gjyqësore mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e ka paditur për fyerje të personalitetit. Rakipi është kundërpërgjigjur me një padi ndaj kryeministrit.

Edi Rama ka nisur një sulm ndaj gazetarëve me padi gjyqësore, për të intimiduar median.

Rakipi është shprehur se Shqipëra sot është një regjim i plotë ku kryeministri është kthyer në monark.

 "Është njëri të cilit nuk duhet t’i thuash as mendimin që ke për të. Jemi në këtë fazë që Rama kërkon t’u mbyllë gojën njerëzve.  Është më shumë se sa një rregjim, në këtë parlament ka një opozitë shumë qesharake.

Jemi në një regjim të plotë dhe njerëzit kanë gjetur si zgjidhje largimin masiv, kanë marrë valixhet", u shpreh Rakipi. 

Rakipi sqaroi se kryeminstri Rama nuk e ka paditur për shpifje por për fyerje, një akuzë kjo qesharake.

"Këto janë mendimet e mia, unë këto po them. Unë do të kërkoj në gjyq edhe ekspertë sepse këto janë gyqe specifike, se gazetarët kanë kodet e tyre. Unë thjesht mendoj në këtë rast për kryeministrin kështu".