TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka mbajtur sot një deklaratë për mediat jashtë Prokurorisë së Tiranës. Pasi doli nga Prokuroria, Balliu u shpreh se në atë vend nuk e ka çuar ligji por Edi Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse i druhet ndonjë dënimi, ish-deputeti tha se në këtë vend mund të ndodhë gjithçka. Por këtu ia pret fjalë avokati i tij, i cili u shpreh se nuk ka asnjë lloj prove dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë prova.
Gazetari: A i druheni ndonjë dënimi?
Klevis Balliu: Këtu ndodh gjithçka…
Avokati: Jo, s’ka asnjë lloj prove dhe s’ka dënim këtu…
Klevis Balliu: Këtu nuk bëhet fjalë për prova sepse këtu nuk na sjell ligji por Edi Rama.