AKTUALITET, 24 Prill 2018, 23:52

“Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë, atëherë ju nuk duhet të luani futboll”

“Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë,

Trajneri i Romës, Eusebio Di Françeskos beson se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin ndaj Liverpulit. Pavarësisht humbjes 5-2, italiani u shfaq optimist në prononcimim për mediat pas ndeshjes.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të flasim për ndeshjen kundër Barcelonës, por nëse ne do të humbasim shumë duele në fushë do ta kemi edhe më vështirë në ndeshjen e radhës. Ne kemi thënë edhe para ndeshjes me Barcelonën se besojmë në shanset tona dhe kështu mendoj edhe ndaj Liverpulit. Nëse nuk besoni se çdo gjë mund të ndodhë, atëherë ju nuk duhet të luani futboll”, u shpreh Di Françesko.

Me skemën 4-3-3 pati më shumë ekuilibër? “Jo, edhe në 20 minutat e para patëm ekuilibër të lojës, edhe pse po luanim në mbrojtje me tre. Në gjysmën e dytë vendosa një lojtar më shumë dhe shkoi më mirë”, përfundoi ai.