TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pasi lindi vajzën e saj.
Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, thuhet se është infektuar me virusin në një qendër perinatale në qytetin Ivano-Frankivsk, në Ukrainën Perëndimore.
Ajo u pranua në qendër në 10 mars kur nuk kishte asnjë shenjë të virusit, raportojnë mediat lokale, por u sëmur rëndë pas një qëndrimi 19-ditor në njësi.
Zëdhënësi i autoriteteve lokale të shëndetit, Volodymyr Chemny, tha gjatë një konference për shtyp: “Më 29 mars, gjendja e gruas papritmas u përkeqësua. Niveli i oksigjenit në gjakun e saj u ul ndjeshëm. Temperatura e trupit u ngrit në 39 gradë Celsius.
Ajo filloi të kishte probleme në frymëmarrje dhe shpejt zhvilloi pneumoni. Ajo u testua pozitive për koronavirus”.
Në të njëjtën ditë, në mbrëmje, Galina lindi një vajzë të shëndetshme 2.5 kilogramë (5.5 paund).Pas kësaj, gjendja e saj u bë kritike. Ajo u vendos në njësinë e kujdesit intensiv dhe u vendos në një ventilator. Një e afërme, Oksana Stasevich, tha: “Na u tha që ajo po vdiste. Ata na lejuan të futeshim në repartin e saj dhe t’i themi lamtumirë. Galina vdiq disa orë pasi lindi fëmijën e saj”, citon “Mail”.
Zonja Stasevich beson se Galina u kontraktua me koronavirus në institucionin shëndetësor dhe fajëson stafin e saj për vdekjen e nënës së re.