TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.
Profesori Hendrik Streeck gjatë studimit të tij epidemiologjik shpjegon se ka kuptuar disa gjëra të rëndësishme për virusin: Askush nuk u infektua në supermarket.
Në studimin e tij Streeck tregon për pasojat e izolimit, për njerëzit më të rrezikuar dhe për testet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Ai i kishte besuar vetes një detyrë shumë delikate: Të kuptojë se si transmetohet virusi, pra të përcaktojë sesi veprojnë zinxhirët epidemiologjikë, të dallojë situatat kur njeriu infektohet, nga ato me të rrezikshmet deri tek më të padëmshmet.
Rezultati i parë i këtij studimi, i cili është kryer në një pjesë popullsisë në rrethin e Heinsberg qyteti gjerman ku është përhapur më shumë koronavirusi, është befasues.
“Ka shumë rëndësi mbajtja e distancës sociale, por deri më tani nuk kemi zbuluar se ndonjë person është infektuar se shkoi në market të blinte apo se udhëtoi në autobus. Unë mendoj se restorantet, dyqanet, supermarketet nuk paraqesin rrezik infeksioni.”– ka thënë profesori Streeck në një instervistë.
Për realizimin e këtij studimi epidemiologu ka izoluar një mijë njerëz në qytetin Heinsberg, të cilët i janë nënshtruar një seri ekzaminimesh dhe pyetësorësh. Analizës së tamponit të faringut, teste antitrupash, histori të sëmundjeve të mëparshme, pyetje mbi lëvizjet dhe kontaktet.
“Unë kam një student të doktoraturës i cili merret vetëm me Kappensitzung të Gangelt– shprehet epidemiologu, duke iu referuar festës tradicionale të Karnavaleve në Rhine, në mes të muajit shkurt.
Megjithatë jo të gjithë pjesëmarrësit u infektuan në këtë festë u infektuan. Kjo është arsyeja pse studimi i Streeck dhe ekipit të tij mund të çojnë në një vendim të rëndësishëm për luftën kundër COVID-19. Unë mendoj se është e papranueshme të mbash të moshuar të ndarë nga familja deri në kohëzgjatjen e kësaj pandemie. Sepse njerëzit e moshuar në këto kohë kanë më tepër nevojë për të pasur afër njerëzit e dashur./Corriere.it/