TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka komunikuar live për fiks një orë e 23 minuta, në televisionin e tij ERTV dhe në televizionet informative dhe nuk ka lënë gjë pa thënë dhe temë pa prekur.
Ai foli për shtet-rrethimin, ndryshimin e orareve për makinat, njerëzit e mbetur në kufi, çfarë i shkruajnë me mesazhe shokët nga New York-u, analizoi situatën në SHBA dhe veprimet e Presidentit Trump, etj, etj, etj.
Në fund të këtij komunikimi të stërgjatë, Rama, në rolin e babait të cilin i'a ka caktuar vetëvetes në fillim të kësaj jave, u bëri qytetarëve një premtim të madh, kryesisht atyre që i konsideron se bëjnë veprime "budallenjsh" në këtë situatë koronavirusi dhe tha: "Nuk ju lë të vdisni nga budallallëku"!
"Ju lutem shumë thirrini mendjes dhe popullin respektojeni. Mos i thoni as dele, e mos flisni në emër të popullit, se ju nuk jeni populli, jeni të gjithë individë. Jemi individë të gjithë. Dakord? Forca dhe kurajo, sepse jeta e të gjithëve është e çmuar dhe duhet ta mbrojmë sëbashku patjetër. Dhe ju shani sa të doni, unë nuk ju lë të vdisni nga budallallëku!", tha Rama.
/TPZ.al/